Është zhvilluar sot në Tiranë, me nismë të USAID, konferenca mbi Partneritetin Publik-Privat, ku të pranishëm kanë qenë edhe ministrja e Ekonomisë, Milva Ekonomia dhe ai i Financave, Arben Ahmetaj.
Në fjalën e saj, zonja Ekonomi vlerësoi se, qeveria shqiptare e sheh bashkëpunimin me sektorin privat si një gjenerator të zhvillimit ekonomik të vendit.
“Nëpërmjet realizimit të projekteve të PPP në sektorin publik synohet përmirësimi i infrastrukturës, ofrimi i shërbimeve më cilësore me kosto më të ulët për financat publike dhe menaxhim më i mirë duke shmangur një pjesë të riskut duke e transferuar tek privati”, deklaroi Ekonomi.
Ministrja nënvizoi se, qeveria, partnerët ndërkombëtarë dhe subjektet private me të cilat bashkëpunojnë kanë përmirësuar kuadrin ligjor në fushën e konçesioneve dhe partneritetit, “me qëllim krijimin e një ambjenti të sigurt, të qëndrueshëm dhe transparent”, tha Ekonomi.
Diskutime rreth kësaj post