Mediat e huaja po qarkullojnë lajme për një ndarje të mundshme të Jennifer Lopez me partnerin e saj, Alex Rodriguez.
Lajmi erdhi shumë i papritur për fansat, pasi në ditën e të dashuruarve këngëtarja e famshme u shfaq së bashku me Alex në Super Bowl. Madje ai kishte thënë më herët se shpresonte që këtë vit do të martohej me Jennifer, duke qenë se ata shtynë dasmën e tyre për shkak të pandemisë.
E teksa të gjithë mendojnë se ata i kanë dhënë fund lidhjes së tyre të shumë komentuar, Rodriguez ka folur për herë të parë duke i shuar kuriozitetin të gjithëve.
Paparacët e kanë pyetur për marrëdhënien e tij me Jennifer-in teksa ai dilte për vrap, ndërsa Alex tregoi në mënyrë indirekte që s’ka asnjë ndarje.
“Nuk jam beqar”, ka thënë ai duke hedhur poshtë të gjitha aludimet.
Nga ana tjetër, prestigjiozja “People” raporton se burime pranë tyre janë shprehur se ata janë duke punuar në çift me disa gjëra.
“Ata nuk janë zyrtarisht të ndarë. Kanë diskutuar rreth një ndarjeje të mundshme, por janë akoma bashkë. Kanë kaluar një periudhë të vështirë, por janë s’janë ndarë”, kanë thënë burime për “People”.
Diskutime rreth kësaj post