Dorëheqjen si kryeministër e tha vetëm me fjalë, por dokumentin zyrtar ende nuk e ka firmosur apo dorëzuar. Shefi i qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, vijon ende të jetë në detyrë teksa po hidhen dyshime nëse do ta mbajë fjalën e dhënë pas humbjes në zgjedhjet lokale.
Qeveria e Maqedonisë së Veriut në një takim me partnerët e koalicionit vlerësoi që shumica parlamentare është e qëndrueshme.
“Shumica parlamentare është e qëndrueshme dhe përgjegjëse për të ardhmen e shtetit dhe popullit. Së bashku u konstatua se Maqedonisë së Veriut dhe qytetarëve të vendit nuk i nevojiten zgjedhje të parakohshme parlamentare.”
Qeveria e Maqedonisë së Veriut
Qeveria e Shkupit vlerëson se zgjedhjet e reja janë të dëmshme për vendin dhe e fusin atë në një krizë të re politike, ekonomike, shoqërore dhe të sigurisë, duke ngadalësuar edhe integrimin europian. Nga ana tjetër, ka ardhur edhe një deklaratë e partisë së madhe opozitare në Maqedoni të Veriut.
VMRO-DPMNE i kërkon Zaev që të mbajë fjalën dhe të zyrtarizojë dorëheqjen për të mos e vazhduar dhe më tej mandatin. “Kjo qeveri nuk ka besueshmëri në udhëheqjen e vendit”, thuhet në deklaratën e partisë opozitare.
Diskutime rreth kësaj post