Është Partizani fituesi i super sfidës së javës së 27-të të Kategorisë Superiore në përballjen direkte kundër skuadrës së Skëndërbeut.
15-herë kampionët e vendit marrin 3-pikë të arta duke vijuar kryesimin e kampionatit së bashku me Kukësin.
Ndërsa me këtë humbje Skëndërbeu i largohet luftës për titullin pasi tashmë distanca është 5-pikë larg kryesuesve.
90-minutat e zhvilluara në kryeqytet ishin spektakolare dhe emocionuse kjo dhe falë tifozave që kishin mbushur stadiumin
Heroi i fitores për skuadrën e Sulejman Starovës në këtë takim ishte nesfushori Idriz Batha që shënoi një super gol në minutën e 39-të.
Pas këtij tre pikshi Partizani kryeson renditjen me 55-pikë po aq sa ka dhe Kukësi.
Ndërsa Skëndërbeu mbetet në kuotën e 50-pikëve.
Diskutime rreth kësaj post