Përgatiti Fatjon Baze
Partizani e ka mbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme fazën e tretë të Kategorisë Superiore.
Të kuqtë fituan mbrëmjen e djeshme përballë një rivali direkt për titullin kampion, siç është Skëndërbeu me rezultatin e ngushtë 1-0, falë një super goli të shënuar nga mesfushori Idriz Batha.
Edhe pse nuk zhvilluan një 90-minutësh të mirë, skuadra e drejtuar nga Sulemjan Starova, arriti që të marrë atë që kërkonte tre pikët, për të vijuar kryesimin e kampionatit së bashku me skuadrën e Kukësit. Ndërsa “heq qafe” nga gara për titullin një rival të fortë siç janë korçarët që këto vitet e fundit kanë domunuar Superioren.
Të kuqtë e nisën këtë fazë më humbje duke u mundur në transfertë kundër skuadrës së Luftëtarit. Një disfatë e hidhur, por që i shërbeu skuadrës për tu ringritur duke vijuar me serinë e rezultateve pozitive.
Në 9-ndeshjet e fazës së tretë Partizani ka arrtiur që të sigurojë gjashtë fitore, dy barazime, dhe një humbje, ndërsa kanë grumbulluar gjithësej 20-pikë.
Një tjetër fakt pozitiv i skuadrës kryeqytetase është dhe përballja me skuadrat direkte për titullin kampion. Partizani nuk ka humbur asnjë sfidë në këtë fazë si me Kukësin që i mori një pikë në transfertë në “Zeqir Ymeri”, ashtu dhe me Skëndërbeun që fitoi mbrëmjen e djeshme.
Pa harruar gjithashtu dhe triumfin në derbin e kryeqytetit përballë ekipit të Tiranës.
Të kuqtë mund të konsiderohen si mbretërit e kësaj faze falë rezultateve positive, ku jo më kot ndodhen dhe në vendin e parë duke rikuperuar mjaft pikë.
Tashmë fillon dhe faza finale e kampionait, ku do të luhen 9-sfidat e fundit të fazës së katërt të cilat do të jenë vendimtare për titullin, por që të kuqtë synojnë të arrijnë në qëllimin final, Titullin Kampion!
Diskutime rreth kësaj post