Nga Fatjon Baze
Supersfida e javës së 32-të të Kategorisë Superiore mes Partizanit dhe Kukësit do të zhvillohet ditën e shtunë në orën 19:00 në stadiumin “Selman Stermasi”.
Burime të sigurta nga klubi i Partizanit konfirmuan për “TemA” se ky takim do të luhet të shtunën dhe jo te premten.
Në media kanë qarkulluar lajme se sektori i garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javës së 32-të të Kategorisë Superiore dhe duelin Partizani-Kukësi e kishin caktuar që të luhej ditën e premte në orën 19:00, duke refuzuar kerkesen e te kuqve.
Megjithatë, burimet për “TemA” konfirmuan se kjo ndeshje do të luhet më date 6-maj.
Partizani-Kukësi është supersfida e javës së 32-të të Kategorisë Superiore e cila pritet që të dhurojë mjaft emocione, kjo për faktin se përballen dy ekipet kryesuese të kampionatit.
Një sfidë e cila mund të vendosë dhe fituesin e titullit kampion.
Momentalisht, Kukësi mban vendin e parë me 65-pikë, po aq sa ka dhe Partizani por verilindorët kanë golavarazh më të mirë.
Ndërkohë, pas tyre vjen Skëndërbeu me tre pikë më pak.
Diskutime rreth kësaj post