Ditën e nesërme në orën 17:00 socialistët ndezin zyrtarisht motorët e fushatës elektorale në Sheshin Skënderbej.Në fakt Edi Rama me shtabin elektoral kanë nisur përgatitjen për këto zgjedhje parlamentare shumë muaj më parë.
Mësohet se hapja e fushatës është ideuar vetëm me pjesëmarrjen e kandidatëve të listës së PS dhe se socialistët mësohet se nuk kanë bërë asnjë ftesë për pjesëmarrje të mbështetësve të tyre kjo për të zbaruar rregullat në fuqi antikovid.
Në fjalën e tij kryesocialisti do të përqendrohet fillimisht se përse dhe çfarë vlerash mbart ajo që ai e quan skuadra kombëtare e PS për ndeshjen e 25 Prillit.
Diskutime rreth kësaj post