Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka dalë me një reagim të fortë në rrjetet sociale. Manjani shkruan se tashmë është e pakuptimtë shprehja “qeveria/partia na mori në qafë”.
Sipas Manjanit, ku ta gjesh një qeveri që të mban në qafë se në të vërtetë qeveria/ partia në të vërtetë të hipën në qaf.
“E pakuptimtë është shprehja “qeveria/partia na mori në qafë”.
Ku ta gjesh një qeveri/parti që të mban në qafë.
Puna është se qeveria/partia të hyp në qafë. Për të mos thënë që ta fut deri në qafë…
Kush të hyp në qafë, nuk të mban në qafë. Ndaj duhet të vëmë shprehjen e duhur në vendin e vet.”, shkruan Manjani.
Diskutime rreth kësaj post