Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar menjëherë pas deklaratës së numrit dy të PS-së Taulant Balla në “Real Story” se ‘më 25 prill partia e Ilir Metës do ikë për skrap’.
Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Endrit Braimllari deklaron se Ilir Meta është presidenti i të gjithë shqiptarëve dhe se LSI është e të rinjve dhe socialistëve të ndershëm.
Duke iu drejtuar Ballës, Braimllari thotë se nuk do e ndihmojë asgjë më 25 prill për të mbushur kutitë dhe deformuar vullnetin e qytetarëve.
“Taulant, LSI nuk është e Ilir Metës sepse Ilir Meta është presidenti i të gjithë shqiptarëve. Mos ki merakun e LSI sepse sa herë që merreni me LSI, ajo rritet. LSI është e të rinjve dhe të rejave energjike të Shqipërisë, e socialistëve të ndershëm dhe jo si puna jote që more bursën e studimit në Rumani me ndihmën e babait tënd duke spiunuar socialistët e Librazhdit.
Në 25 prill, as fustanet e nuses tënde, as çantat e shtrenjta të motrës tënde, as korrupsioni i kunatit tënd, as tenderët e letrës tënde higjienikë që kurrë nuk realizohen nuk do të ndihmojnë të mbushesh kutitë dhe të deformosh vullnetin e qytetarëve. Në 25 prill, ti ke shumë gjynahe për të larë dhe shqiptarët do të ndëshkojnë me votë ty dhe gjithë farën tënde”, – deklaron Braimllari.
Diskutime rreth kësaj post