Kandidati i PS, i renditur i shtati në listën e PS në qarkun e Durrësit, Lefter Koka tha se LSI ka lindur për inat të dikujt dhe po zhduket për inat të dikujt.
Koka tha se LSI nu ka themelues, ndërsa sipas tij ndjek filozofinë e ‘datës së skadencës’. Sipas tij çdokush që është në atë parti është me datë skadence.
“Rezultatet ishin të pritshme, LSI lindi për një inat po zhduket për inat të dikujt. Nuk mendoj se ia bëra gropën LSI-së. LSI nuk ka themelues, u themelua në 2005 dhe në 2009 nuk është asnjë nga themeluesit. Filozofia është se atje çdokush është me datë skadence, të jesh pjesë e saj. Duke iu referuar votave do të jetë 8 me 6”, – tha Koka në një prononcim për ‘Top Channel’.
Diskutime rreth kësaj post