Partia e Lirisë është hedhur në sulm për të mbrojtur Ilir Metën. Autoriteti i Dosjeve pretendon se ish-presidenti ka qenë Spiun i Sigurimit të Shtetit, ndërsa nga ana e deputetit të ish-LSI, Petrit Vasili është kërkuar që të jepen sqarime. Por kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla i është përgjigjur menjëherë deputetit Petrit Vasili. Nikolla shkruan se çdo veprim i saj udhëhiqet nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, ligjet dhe Rregullorja e Kuvendit. “Në përgjigje të kërkesës suaj për informacion, nr. 2665, datë 28.07.2022, Ju bëj me dije si më poshtë: Veprimet e mia si Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë udhëhiqen vetëm nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, ligjet dhe Rregullorja e Kuvendit. Në deklaratën time të datës 27 korrik, nisur nga interesimi i madh i mediave, informova mbi letrën drejtuar Kryetares së Kuvendit nga Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, institucion i cili raporton në Kuvendin e Shqipërisë. Informacion mbi disa çështje të cilat Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit ndesh gjatë punës së tij të përditshme, të cilën e gjeni bashkangjitur. Është në praktikën parlamentare që Kryetari i Kuvendit ndan informacione me kryetarët e grupeve parlamentare dhe kryetarët e komisioneve të përhershme parlamentare të Kuvendit”, shkruan Nikolla.
Petrit Vasili letër Lindita Nikollës
Lajmi se drejtuesi i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka qenë ish bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit ka nxitur mjaft reagime, ndër ta edhe të Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikollës e cila ka thënë se ky rast është tronditës. Kësaj deklarate, i është përgjigjur Petrit Vasili i cili i ka dërguar një letër, ku në të kërkohet që ta informojë lidhur me këtë dosje. Vasili është i paqartë pasi sipas tij, e gjithë kjo akuzë është e bazuar vetëm në një email anonim. Sipas tij, Nikolla duhet të ishte tronditur për Gjykatës Kushtetuese me rastin e kërkesës për shkarkim të Ilir Metës. “Ju keni dale dje publikisht dhe informuat publikun se ishit shumë e tronditur nga një letër, bazuar mbi email anonim, që ju paskësh dërguar Autoriteti i Dosjeve. Gjithashtu ju, i deklaruat publikut se keni thirrur me urgjencë dhe keni informuar Kryetarët e Grupeve Parlamentare dhe Kryetarët e Komisioneve te Ligjeve dhe të Sigurisë. Kërkoj nga ju që të më informoni lidhur me këtë letër, që ju tronditi kaq shumë e që siç mësojmë nga mediat është thjesht bazuar mbi nje fare e-mail anonim. Keqpërdorimi dhe shpërdorimi skandaloz i Kuvendit të Shqipërisë duke e vendosur ate në funksion të skenarëve të neveritshëm politike, të ndërtuar me regji të qeverisë e për qëllimet e saj, e me skenarë të ngjashëm me ata të Sigurimit të Shtetit të dikurshëm dhe të banuar mbi letra anonime e së tjera perversitete antiligjor e antishtet, ju ngarkon me përgjegjësi tepër të rëndë. Është fakt që ju nuk u tronditet aspak dhe as nuk Informuat fare deputetët. kur Kuvendi i Shqipërisë, që ju drejtoni, falsifikoi dhe manipuloi haptas dhe në mënyrë skandaloze dokumentet, që i dërgoi Gjykatës Kushtetuese në rastin e kërkesës për shkarkim të Presidentit Z.Ilir META, me qëllim manipulimin dhe mashtrimin e Gjykatës dhe duke keqpërdorur Kuvendin e Shqipërisë për këtë qëllim të ulët, e për të cilin Kuvendi është i paditur në SPAK si kurrë ndonjë herë më parë në historinë e tij. Dua t’ju kujtoj që në mënyrë të drejtpërdrejtë apo edhe publikisht u jam drejtuar mjaft herë edhe më parë për bllokimin skandaloz të projektligjeve tepër të rëndësishëm deri dhe atyre, që reflektojnë vendime të Gjykatës Kushtetuese, por ju as nuk jeni tronditur dhe as nuk keni lëvizur gishtin për të bërë dhe atë pak detyrë administrative, që keni. Duke qenë se, tronditja juaj e madhe në një ditë të nxehtë vere, që lindi pas një letre anonime ju shkaktoi një shqetësim kaq të madh. Ju kërkoj sërish të na vini në dispozicion këtë informacion, pasi ju kujtoj se lidhur me të drejtën për informim nuk ka asnjë të privilegjuar në Kuvendin e Shqipërisë ku një Kryetar Kuvendi e ca kryetar grupesh paskan të drejtën të informohen, ndërsa deputetëve u mohohet kjo e drejtë legjitime dhe fondamentale”, thuhet në letrën e Vasilit.
Diskutime rreth kësaj post