Pas dorëheqjes së Kreshnik Spahiut nga kreu i partisë Aleanca Kuq e Zi, postin e tij e zuri zonja Lumturi Ratkoceri.
Mirëpo duket edhe Ratkoceri ka vendosur që të largohet nga ky posti i kryetares së Aleancës Kuq e zi. Përmes një postimi në rrjete sociale ajo njofton se pas 4 vitesh në krye të kësaj partie, ka vendosur të dorëhiqet me bindjen se njerëzit e ndershëm, atdhedashës dhe të pakorruptuar do të sjellin ndryshimin e madh.
Njoftimi i plotë i Lumturi Ratkoceri:
“Te nderuar simpatizante, antarë dhe antare te Aleances Kuq e Zi,
Pas kater vitesh ne krye te AK, kam vendosur te dorehiqem nga drejtimi i saj.
Ju shpreh falenderimet dhe mirenjohjen time te thelle, per ndihmen , kontributin dhe sakrificat tuaja te panumerta ne luften per ndryshimin e sistemit, dhe kthimin e Shqiperise ne nje shtet ligjor te se drejtes.
Duke u larguar nga drejtimi i AK, shpreh bindjen time te thelle, qe njerezit e ndershem, atdhedashes dhe te pakorruptuar, do te sjellin ndryshimin !
Me respekt
Lumturi Ratkoceri”, – ka shkruar ajo
Diskutime rreth kësaj post