Ish-mbështetësja e Sali Berishës, aktivistja Republikane, Evi Kokalari, ka bërë me dije se më 18 Qershor nis zyrtarisht takimet për Partinë e re Lëvizjen Konservatore Shqiptare.
Ajo tha se të ftuar do të jenë edhe përfaqësues të Partive të djathta europiane, si dhe të Partisë Republikane në SHBA.
Në njoftim, Kokalari njofton se hyrja në zyrtarizimin e Partisë së re, do të jetë e limituar.
Njoftimi i Kokalarit:
“Të djelën, në 18 Qershor, në orën 12:00 tek Hotel Rogner, Tiranë – fillojmë në mënyrë zyrtare Lëvizjen Konservatore Shqiptare. Kemi të ftuar nga Partitë e djathta europiane dhe nga Partia Republikane Amerikane. Hyrja e lirë por e limituar. Shihemi së shpejti”,- shkruan Kokalari.
Formimin e lëvizjes së re brenda spektrit të djathtë, Kokalari e ka njoftuar prej muajsh që pas ‘krisjes’ së raporteve me kreun e Rithemelimit Sali Berisha, në momenti nqë ky i fundit zyrtarizoi bashkëpunimin me partinë e Lirisë, bashkëpunim për të cilin Kokalari ka pasur rezerva të shumta.
Ajo ka akuzuar Berishën se nuk po mban fjalën e dhënë, për të bërë reformimin e duhur brenda së djathtës dhe se nuk po ndjek parimet konservatore, ashtu siç pati premtuar në fjalimet e tij në foltoret e organizuara në qytete të ndryshme të vendit.
Diskutime rreth kësaj post