Ish-kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli, tregoi se nuk është i shqetësuar për parregullistë në procesin zgjedhor përballë Bashës i cili datoi më 13 qershor dhe kryedemokrati u rikonfirmua me shumicë votash.
Fatbardh Kadilli shprehet i irrituar për faktin se pse anëtarësia e PD u tkurr me 30%.
Ai thotë se firoja në anëtarësi ka ndodhur për shkak të burokratizimit të PD dhe kërkon ndryshim nga kjo linjë sepse sipas tij e vdes partinë.
”S’ka interes sa e votuan apo jo, s’ka interes për parregullsitë brenda partisë, u nis e u mbyll e pabarartë. Basha fitoi sepse shumica dërrmuese që dolën ne votim, ishte me 73 mijë anëtarë, edhe ata që vouan edhe ata që e bojkotuan duhet të mbajnë përgjegjësi. Ata 43 mijë zgjodhën në shumicë Bashën. Bashkarisht humbëm në zgjedhjet e 25 prillit, ata pranojnë fajin, nuk e ndajnë nga fajtori i madh. Në momentin që është votuar, a do votonin 32 apo 42 mijë nuk përbën problem. Nuk më shqetëson fakti, më shqetëson pse na firoi 30% e anëtarësisë. Në tetor ishim 100 mijë, tani 75 mijë. Diskutimi im është se si në tetor i mungon në iventar 30%, nuk është se mungojnë, por është burokratizimi i partisë. Thjesht se Nurellari ka ndërruar numrin e telefonit, hajde hiqe nga lista. Burokratizimi e vdes partinë, e ngordh nervin politik”, tha Kadilli.
Diskutime rreth kësaj post