Reforma zgjedhore dhe zgjedhja e Avokatit të ri të Popullit janë dy nga çështjet e mbetura pezull nga sesioni i shkuar parlamentar.
Deputetët i rikthehen jetës parlamentare të hënën e 4 shtatorit, në seancën e parë për këtë sesion të ri.
Reforma zgjedhore është një nga çështjet kryesore e cila pritet të jetë pjesë e diskutimeve këtë sezon politik.
Deri më tani, palët kanë ngritur vetëm komisionin e posaçëm i cili nuk ka prodhuar ende asnjë rezultat konkret.
Në seancën e fundit plenare më 21 korrik nuk munguan deklaratat politike, të cilat ishin me qëndrime të ndryshime sa i takon shtyrjes së afatit të komisionit të reformës zgjedhore.
“Nuk ka asnjë shkak të arsyeshëm për të shtyrë shtyrë shtyrë pafund komisionin e reformës zgjedhore. Në 6 muaj shtyrje në shkurt komisioni nuk është mbledhur asnjë edhe një ditë”, deklaroi më 21 korrik kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.
Sakaq bashkëkryetari i komisionit të reformës zgjedhore, Damian Gjiknuri, deklaroi asokohe se komisioni nuk mund të rrijë peng e mosmarrëveshjeve të opozitës.
“Komisioni nuk mund të rri peng i mosmarrëveshjeve që janë brenda opozitës. Opozita me të gjitha ngjyrat dhe rrymat e saj është përfaqësuar aty. Aktiviteti pse nuk është bërë, po sepse ju nuk merreshit vesh me njëri-tjetrin, me kë të bëhej aktivitet”, tha Gjiknuri
Një tjetër çështje që partitë politike parlamentare nuk gjetën gjuhën e përbashkët ishte edhe zgjedhja e Avokatit të Popullit.
Votimi i drejtuesit të këtij institucioni kërkon shumicë të cilësuar votash dhe domosdoshmëri për bashkëpunuar në mënyrë që të votohet një prej kandidaturave.
Edhe në këtë sesion të ri pritet të mos mungojnë debatet me mazhorancës dhe opozitës.
Diskutime rreth kësaj post