Pas debateve mes mazhorancës dhe opozitës në parlament, deputetët kanë miratuar amnistinë penale. Pro amnistisë votuan 110 deputetë, 1 deputet votoi kundër, ndërsa 1 votë ishte abstenim.
Kundër amnistisë votoi deputeti demorkat Agron Shehaj, ndërsa abstenoi socialistja Ermonela Felaj.
Aministia penale u depozitua në Kuvend që në muajin Dhjetor 2023, por për shkak të mos arritjes së dakordësisë mes palëve për të mundësuar votat, drafti u shty për 3 muaj me radhë.
Më herët, minsitri i Drejtësisë, Ulsi Manja bëri me dije se nuk do të përfitojë asnjë i dënuar nga Gjykata e Posaçme, ndërsa theksoi që 700 të dënuar do të lirohen menjëherë, ndërsa 400 të tjerë do të përfitojnë ulje dënimi. Ministri theksoi se do të pushohen menjëherë 232 çështje të protestuesve të opozitës.
Ministri bëri me dije se po ashtu do të përfitojnë personat të cilët kanë vendim të formës së prerë deri në datë 31 mars 2024.
Gjatë diskutimeve në Parlament, Enkelejd Alibeaj dhe Lulzim Basha e quajtën draftin e dakordësuar mes PD së drejtuar nga Berisha dhe PS-së si pazar. Por, Gazment Bardhi dhe Ulsi Manja dhanë garanci se asnjë prej subjekteve të SPAK dhe Gjykata e Posaçme nuk do përfitojë.
Në seancën e sotme Kuvendi miratoi edhe projektligjin për koncesionet e partneritetin publik privat, projektligjin për turizmin, ndërsa projektligji për konkurrencën nuk u miratua pasi mori vetëm 3 vota pro dhe 112 kundër.
Diskutime rreth kësaj post