Zëdhënësi i Presidencës Tedi Blushi ka reaguar zyrtarisht në lidhje me kalimin ne kuvend të paketës anti-shpifje, ligjet e të cilës janë kundërshtuar ashpër nga gazetarët dhe organizata të tjera të shoqërisë civile.
Presidenca njofton se Kreu i Shtetit Ilir Meta do të marrë kohën e duhur dhe do të njihet në detaje me ligjin përmes një procesi shterues, përpara se të marrë vendimin për ta dekretuar ose jo paketën.
“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta do të shprehet në kohën e duhur, pa u ndikuar nga askush përveç Kushtetutës dhe ligjit.
Pasi të njihet zyrtarisht me ndryshimet ligjore dhe relacionin shoqërues, Presidenti Meta do të ndërtojë një proces shterues ligjor, dhe do i njohë qytetarët me qëndrimin e tij përfundimtar.”-njofton zëdhënësi i Presidencës.
Kujtojmë se Meta e ka shprehur qëndrimin e tij kundër paketës anti-shpifje përmes disa qëndrimeve të tij. Këtë të mërkurë me kalimin e ligjit edhe lideri i demokratëve i bëri thirrje Presidentit që të mos e dekretojë paketën, duke e etiketuar atë si ligjin e censurës së medias.”/Express
Diskutime rreth kësaj post