Teksa kryetari i PD-së, Sali Berisha i ka shkuar nga afër kryeministrit, ku ndërhyri dhe Garda, ndërsa lëshoi një lumë me ‘epitete’ ndaj Ramës, deputeti i PD-së, Tomorr Alizoti ka refuzuar të flasë kur i erdhi radha.
Ai ia kaloi fjalën e tij Berishës, ndërsa shtoi se nuk kishte dëshirë që të fliste në një Kuvend që ishte bërë teatër.
“Meqë ky parlament është kthyer në teatër, nuk kam ndërmend të bëhem pjesë e teatrit dhe si demokrat ia kaloj kohën time zotit Berisha.”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post