Parlamenti grek ka votuar sot për Marrëveshjen e Prespës me 153 vota dhe 146 kundër. Votimi ishte parashikuar për natën e të enjtes, por u shty për sot në orën 14:30 për shkak të numrit të lartë të deputetëve të regjistruar për të marrë fjalën.
Kreu i Demokracisë së Re Qirjakos Micotaqis, tha se nuk përjashtonte mundësinë e bllokimit të procesit të antarësimit të Maqedonisë në BE nëse zgjidhej kryeministër.
Micotaqis është kundërshtar i marrëveshjes, ndërkohë që marrëveshja është debatuar sot ashpër në Kuvend.
Grupimet e ekstremit të majtë protestuan gjatë natës në Athinë, ku u vunë flakën flamujve të SHBA-së, BE-së e NATO-s. Protesta parashikohen edhe gjatë ditës së sotme, ndaj në qendër të Athinës janë angazhuar një numër i lartë policësh.
Diskutime rreth kësaj post