Ndërsa në Shqipëri ende 1 Maji ose dita e Punëtorëve njihet si festë apo tek – tuk me ndonjë protestë sporadike, nuk ndodh kështu nëpër botë.
Në mjaft kryeqendra botërore pati protesta masive në lidhje me të drejtat e punëtorëve, ndërsa në Paris shpërtheu dhuna.
Qindra tubues dolën në rrugët dhe sheshet e kryeqytetit francez në atë që nisi si një protestë paqësore, por e cila u shndërruan në dhunë.
Protestuesit sulmuan dyqane të ndryshme, pati përleshje me policinë, ndërsa shumë prej tyre u vunë në pranga.
Forcat e policisë hodhën gaz lotsjellës dhe u përpoq të shpërndajë grupet problematike të anarkistëve.
Protesta pati edhe në Londër, por dhe në shumë kryeqytete të tjera të botës, fatmirësisht pa degraduar në dhunë.
Diskutime rreth kësaj post