Kryetari i Këshillit Kombëtar i Partisë Demokratike, Edi Paloka, i ftuar këtë të shtunë në emisionin “Kjo Javë”, ka folur për zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike.
Lidhur me deklaratën e zyrtarit të lartë amerikan, për financimet në PD në 2017 nga Rusia, Paloka tha se duhet pritur hetimi, ndërsa shtoi se ai dhe askush tjetër brenda partisë nuk ka pasur dijeni për këtë çështje.
Paloka u shpreh se beson dhe shpreson që Lulzim Basha të mos ketë lidhje me këto akuza, ndërsa shtoi se nga ana tjetër kërkon auditim të financave për vitet e fundit, sepse askush nuk ka pasur dijeni se çfarë ndodhte me to.
Më tej, ai deklaroi se ditën që Basha ka larguar nga Grupi Parlamentar Sali Berishën, i ka thënë se “sot përfundoi ultimatumi”, për të cilin ai ngre dyshime se lidhet me një ultimatum të dhënë nga ambasadorja e SHBA, duke thënë se “me diçka është kërcënuar”.
“Kjo çështje është ngritur disa vite më parë nga kryetari i grupit socialist, në atë kohë pati një reagim të Bashës, askush prej nesh dhe as drejtuesit e tjerë të PD në atë kohë nuk kanë pasur dijeni për këtë kohë, as për faktin që deklaroi Basha për lobimin në SHBA.
Në atë kohë, si Basha, edhe unë, e kemi mohuar pavarësisht se nuk kishim dijeni, por i besoj kryetarit tim jo Ballës… patëm një bisedë me Bashën dhe më tha të njëjtat fjalë që deklaroi publikisht, madje unë i thash se s’kemi nevojë të paguajmë për lobim apo takime.
Sot jemi në një situatë më ndryshe sepse nuk është më Balla që ngre akuza, por një akuzë që vjen nga një zyrtarë i DASH, transmetuar në Zërin e Amerikës.
Në këto kushte, kemi kërkuar të hetohet çështja. Nëse deklarimet e Bashës janë ato që ka bërë në atë kohë dhe më pas kanë ndryshuar, tregon se nuk ka qenë as i sinqertë me ne, sepse i ka thënë Berishës se janë para të mbledhura nga komuniteti shqiptar në SHBA…
Nëse flitet për përgjegjësi, është totalisht e Bashës sepse asnjë prej nesh nuk ka pasur informacion. Sot nga gjërat që dalin shoh se kamë qenë në hije për shumë gjëra. Në këtë këndvështrim, lidhur me çështjen janë para ruse apo jo, shpresoj dhe besoj se nuk ka pasur arsye pse të hynte dhe Basha në një marrëdhënie të tillë, por kemi kërkuar hetim të drejtësisë amerikane, dhe ne brenda PD do bëjmë auditimin për financat e PD sepse kurrë nuk kemi ditur me paratë që kishte në arkën e saj.
Për momentin është kërkuar auditim për çështjen që po diskutojmë, por unë kërkoj dhe çështje bërë gjithë këto vite me financat, se nuk dimë asgjë.
Kemi qenë pa informacion dhe nga ato që i janë thënë Berishës deklaron se nuk janë të vërteta. Ku është përgjegjësia e Berishës?!
Basha të njëjtat që gjëra që i ka thënë Berishës më ka thënë dhe mua, dhe unë dua ta besoj se është ashtu. Për mua është tjetër gjë që lidhet me këtë çështje, atëherë rezulton se ajo që thuhet se mbahet peng diku, me diçka, rezulton se qenka e vërtetë dhe çështja qenka kjo.
Nuk më duket logjike që rusët të bëjnë një tentativë të tillë edhe sikur Basha të donte, por mbetet për të hetuar.
Deklarata e tij apo biseda që bëri me mua kur largoi Berishën nga grupi parlamentar, kur tha se ‘sot përfundon ultimatumi’, ‘thash çështje ky ultimatum’?
E kaloi… rezulton ultimatumi që ambasadorja amerikane i kishte dhënë Bashës, ‘largo Berishës ose’… ose çfarë?! Kur është ultimatum do të thotë se ty të kërcënojnë me diçka, nëse nuk bënë këtë veprim do të të ndodhë kjo… ajo që ndodhte rezulton se nuk paska qenë pasojë për Partinë Demokratike”, tha Paloka.
Diskutime rreth kësaj post