Kthjellime e vranësira të shpeshta dominojnë territorin duke rrezikuar nga shira afatshkurtra deri në mesditë kur vranësirat fuqizohen në të gjithë vendin.
Pasditja dominohet nga shira të dobëta deri mesatare në pjesën më të madhe të territorit; kushte që vijojnë ndikimin e tyre deri në orët e natës.
Sipas “MeteoAlb”, temperaturat e ajrit mbeten thuajse konstante në mëngjes e mesditë duke ruajtur ekstremumet në vlerat -1 dhe 16°C.
Era do të fryjë mesatare, me shpejtësi deri 50 km/h nga drejtimi Juglindor dhe Jugor ndërsa në det dallgëzimi ngjitet mbi 3 ballë.
Diskutime rreth kësaj post