Ky është horoskopi për muajin prill 2018.
Dashi
Dashuria: Hëna ju ofron një pushim për këtë muaj prill dhe me kënaqësi pranoni të nisni një udhëtim në të cilin do të mbizotërojë harmonia.
Shumë prej jush do të largohen nga një marrëdhënie, e cila ka arritur në fund, por që për fat të mirë do të jetë pa “trauma”.
Natyrisht, kjo nuk do të thotë që ju nuk do të luftoni për të rifituar një dashuri.
Nga mesi i Prillit ju do të përjetoni një nxitës adrenaline që do të përfshijë fushën profesionale dhe atë sentimentale: natyra juaj e pasionuar do të ndizet dhe ju gjithashtu mund të bëni të vuajnë personat që keni pranë.
Nëse je i vetmuar, nuk do të kesh kohë për t’u mërzitur, takimet e reja do të zgjohen gjatë gjithë muajit.
Puna: Ju do të zvarriteni në disa çështje që lidhen me praninë e Marsit dhe Mërkurit, por ato do të jenë gjëra të vogla.
Prilli do të jetë më shumë se kurrë një muaj në të cilin ju mund të festoni, sepse do të vijnë frytet e angazhimit tuaj.
Ju do të ndiheni në qendër të vëmendjes, dhe do të keni mundësinë të vendosni për kontratat afatgjata, të cilat do të sigurojnë perspektiva të reja për të ardhmen.
Demi
Dashuria: Prilli hapet me projektet e bashkëjetesës dhe martesës për shumë nga ju, ndërsa për të tjerët do të ketë një kthim dashurie ose siguri ndjenjash në anën tjetër.
Jupiteri ju ndihmon të bëni takime të rëndësishme, të bukura dhe konkrete dhe të jetoni çdo moment me qetësi.
Kushtoni kohën tuaj të lirë për aktivitete të tjera nga ato që bëni zakonisht, të cilat ju lidhin në kontakt me të tjerët.
Puna: Disa nga njohuritë tuaja mund të veprojnë nga zilia, duke u përpjekur të hedhin dritëhije në profesionalizmin tuaj. Hapni sytë dhe bëni një përzgjedhje të frekuentimit.
Për pjesën tjetër, ju do të ndiheni të përmbushur dhe të gatshëm të pranoni sfidat e reja që mban e ardhmja. Asgjë nuk mund t’ju ndalojë dhe nuhatja juaj do të jetë e pagabueshme.
Binjakët
Dashuri: Shumë do të ndiejnë impulsin për të ndryshuar dhe goditjet e rëndësishme rrufe do të lëvizin jetën tuaj të dashurisë. Fundi i një muaji të nxehtë për ata që janë vetëm.
Puna: Prilli do të jetë një muaj shumë produktiv, do të përfitoni nga mundësitë që do të paraqiten, sepse ato do të jenë të papërsëritshme.
Mos u frikësoni nga paqartësia e yjeve, Jupiteri në njërën anë mbron marrëdhëniet shoqërore dhe jetën profesionale, Saturni është duke zbatuar një fazë rishikimi drejt disa çështjeve të zvarritur për disa kohë.
Me goditjen e Marsit këtë muaj ju do të keni mundësi për të arritur shumë dhe për të kuptuar nëse jeni të kënaqur me atë që keni arritur ose ndryshuar përgjithmonë.
Gaforrja
Dashuria: Dashuria ndoshta nuk provon deri te pritjet, por duhet të pranosh se ti je e vërteta. Jupiteri do t’ju bëjë të ndiheni më të fortë se kurrë, ndërsa Saturni do të rrisë aftësinë tuaj për të komunikuar. Me këtë predispozicion të mendjes, ju do të jeni në gjendje të zgjidhni shumë çështje të pazgjidhura.
Puna: Hyrja e një rrjedhe më të madhe parash do të zvogëlojë ndjeshëm vështirësitë në fushën ekonomike dhe duke filluar nga data 20 e tutje, do të filloni të shihni ndryshime shumë pozitive. Jupiter do të jetë në favor dhe ju lejon të pushtoni qëllimet tuaja.
Luani
Dashuria: Edhe pse qielli i këtij muaji në përgjithësi është i favorshëm dhe konstruktiv, prilli do të jetë një muaj i shqetësuar për shenjën e Luanit.
Në fakt, në mes të muajit, Venusi dhe Marsi do t’ju bëjnë më nervozë se zakonisht dhe ata që ju njohin mirë do të bëjnë gjithçka për t’ju mbajtur të zemëruar.
Megjithatë, nëse jeni çift ju do të kaloni një moment të mirë. Nëse jeni i vetëm ju do të gjeni personin që keni kërkuar për një kohë të gjatë, dikush mbi të cilin të vendosni një besim të pakushtëzuar.
Puna: Mos harroni se Jupiter është në anën tuaj dhe që ju nxit për të shpalosur anën tuaj më të mirë. Ju që i doni sfidat vazhdoni të luftoni, nuk është koha të heqësh dorë!
Virgjersha
Dashuria: Dashuri do të jetë në kushte të favorshme këtë muaj prill. Do të jetë një muaj i qetë, i cili do t’ju japë një prekje magjike.
Ju do të dini se si t’i propozoni botës në një dritë të re, por jini të kujdesshëm që të mos nguteni për të pasur diçka menjëherë.
Edhe për ata që janë vetëm do të ketë mundësi të shkëlqyer në aspektin sentimental.
Puna: Në qoftë se kohët e fundit vështirësitë ekonomike iu kanë bërë të ndoheni keq, timoni fianciar do të marrë drejtimin e duhur.
Peshorja
Dashuria: Një takim mund të ndryshojë jetën e shumë personave. Mund të ketë goditje rrufe që shkrijnë edhe çifte më të forta.
Bukuria juaj do të jetë në krye. Ata që janë thellësisht të dashuruar do të presin një lëvizje nga partneri, një propozim ose diçka që do të ndryshojë marrëdhënien, si një martesë ose një bashkëjetesë e shumëpritur.
Puna: Është koha të guxosh nga pikëpamja profesionale, prilli ju jep të gjitha mundësitë për të ngjitur pozitat dhe për të bërë karrierë.
Akrepi
Dashuria: Prilli do të jetë një periudhë stabiliteti.Së fundmi, yjet kanë lëvizur në një pozicion të favorshëm dhe ju jeni më të vëmendshëm ndaj asaj që ju ndodh, sipas kërkesave të partnerit nëse jeni çift dhe do të përpiqeni të kushtoni më shumë kohë për dashuri në përgjithësi.
Puna: Adrenalina që do të keni, sidomos në gjysmën e dytë të muajit, do t’ju lejojë të plotësoni të gjitha projektet tuaja.
Shigjetari
Dashuria: Nëse për muajin mars ka qenë ideale për të zgjidhur disa pengesa, ky muaj prill do të jetë fitimprurëse për të rizbuluar marrëveshjen e partneritetit, dhe për ta konfirmuar atë një herë e përgjithmonë.
Edhe pse do të ketë turbullira, do të ketë shumë gëzime, veçanërisht në 10-ditëshin e fundit të muajit.
Puna: Ju keni pritur një kohë të gjatë, por tani ju mund të korrni shpërblimet e asaj që keni mbjellë.
Një sukses i madh do t’ju “trondisë”, por nuk do të jetë rastësisht, thjesht sepse e meritoni. Pra, jini të përgatitur për të jetuar një sezon me kënaqësi dhe njohje të shumta.
Bricjapi
Dashuria: Prilli sjell energji pozitive jo vetëm për Bricjapin e vetëm, por edhe për ata që janë në çift.
Ndikimi i Venusit do të bëjë që ju të ndieheni të tërhequr nga gjithçka që është e re.
Sidoqoftë, në fillim të muajit, Marsi dhe Urani do të jenë në gjendje të tërheqin ata që janë në çift në kontradikta të pafundme dhe shumë njerëz nuk do të kuptojnë arsyen e kësaj situate.
Puna: Mosmarrëveshjet me kolegët ose me disa eprorë, do të ndryshojnë këtë muaj me arritjet dhe qëllimet e vogla që do të keni.
Arsyet për fërkime mund të jenë të ndryshme, duke përfshirë ndryshimin e vendeve të punës ose ndoshta një detyrë të rëndësishme që duhet të zgjidhet urgjentisht.
Ujori
Dashuria: Problemet ekonomike do të jenë baza e diskutimeve të çiftit.
Ribalancimi i buxhetit të familjes do të favorizojë mirëkuptimin dhe dialogun, por Saturni te Shigjetari do të bëjë gjithçka për të mos sjellë mërzitje në çift.
Puna: Konfliktet dhe tensionet nuk ju lënë të lirë për të marrë iniciativa, por prilli mund të jetë një muaj në të cilin do të jetë e mundur të korrigjohen edhe situatat më komplekse.
Peshqit
Dashuria: Marrëdhëniet do të jenë të shkëlqyera me anëtarët e familjes, partnerët, miqtë dhe kolegët.
Gjithashtu, falë festave të Pashkëve, do të ndiheni më mirë.
Puna: Prilli do të jetë muaji kur më në fund ndiheni më të sigurt.
Megjithatë, jeni i sigurt se askush nuk do t’ju japë asgjë dhe ju do të duhet të vendosni të gjitha përpjekjet dhe aftësitë që keni, çfarëdo që ju do të ndërmarrni. Sidoqoftë, mos u dorëzoni dhe mos tregoni atë që ndieni.
Diskutime rreth kësaj post