Avokati Spartak Ngjela ishte i ftuar këtë të hënë në Euroneës Albania, ku analizoi situatën në veri të Kosovës.
Ngjela tha se përplasja për veriun e Kosovës do të sjellë rrëzimin e njërit prej liderëve të dy shteteve. Avokati nënvizoi se ose Kurti do të rrëzojë Vuçiçin, ose ky i fundit do ta rrëzojë kryeministrin e Kosovës.
Sipas Ngjelës, Kurti e fiton këtë luftë dhe ai do të bëhet përfaqësuesi kryesor i botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor.
“Problemi qëndron çfarë do të ndodhë me Beogradin. Pra është Kurti këtu dhe janë revoltat masive në Beograd. Ajo që do ndodh është ose Vuçiç do rrëzojë Kurtin dhe t’u thotë atyre që e rrëzova nacionalistin shqiptar. Ose Kurti do të rrëzojë Vuçiçin. Tani lind problemi a do të tërhiqet Kurti? Jo nuk tërhiqet.
Rezistenca e Kurtit krijon involv të ri në botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Nëse Kurti e fiton atë luftë bëhet figura kryesore në politikën panshqiptare. Unë them se e fiton, është dëshira ime kjo që them dhe është analiza ime.
Mendimi im në këto momente është që Kurti do ta fitojë lojën dhe Vuçiç do të rrëzohet”, tha Ngjela.
Diskutime rreth kësaj post