Sipas MeteoAlb, territori shqiptar në orët e para të ditës do të jetë nën dominimin e intervaleve të gjata me diell në ultësirën perëndimore dhe kalimeve të lehta të vranësirave në shtrirjen Lindore.
Ndërsa në pjesën e dytë të ditës gradualisht vranësirat do të shtohen në të gjithë vendin, ku më të fokusuara mbeten në zonat malore duke krijuar mundësi për momente të pakta me pika shiu.
Parashikohet që orët e mbrëmjes dhe natës vonë të sjellin përmirësim gradual të kushteve të motit, duke rikthyer kthjellimet në një pjesë të mirë të territorit.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në orët e mëngjesit, por mbeten kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore 17°C minimalja deri në 38°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi
Diskutime rreth kësaj post