Vendi ynë vijon të ndikohet nga kushtet e qëndrueshme atmosferike dhe në këtë mënyrë vijojnë edhe ditët me mot të kthjellët dhe të nxehtë. Dita e sotme do të ketë mot të kthjellët në të gjithë territorin.
Përjashtohen disa vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore.
Era për këto dy ditë do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut kryesisht e lehtë dhe shpejtësi 1-10m/s.
Temperaturat në vlerat e mëngjesit parashikohen me një rritje të lehta nga 16°C në zonat malore deri në 23°C në ato të ulëta.
Në vlerat e mesditës parashikohet një rritje prej 2-3 gradë dhe temperatura nga 35°C në zonat malore deri në 37-38°C në ato të ulëta.
Diskutime rreth kësaj post