Shqipëria do vijojë në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta deri në orët e mesditës ku priten zhvillime të përkohshme të vranësirave duke krijuar mundësi për rrebeshe afat-shkurtra shiu përgjatë kufirit Lindor si edhe pjesërisht në zonën e ulët.
Orët e vona të natës përmirësojnë dukshëm motin në territorin tonë.
Sipas MeteoAlb temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 34°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimore duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.
Kosovë
Territori i Kosovës vijon të jetë ne dominimin e masave ajrore të pasura me lagështirë, duke bërë që deri në mesditë moti të jetë kryesisht i kthjellët por pas- mesditës dhe në vijim do të ketë shtim të vranësirave në të gjithë vendin duke krijuar mundësi për rrebeshe shiu si edhe mini-stuhi të forta ere.
Maqedonia e Veriut
Orët e para të ditës në MV parashikohet të jenë në ndikimin kthjellimeve dhe kalimeve të vranësirave të lehta.
Por në orët vijuese pritet zhvillim i vranësirave duke gjeneruar rrebeshe afat-shkurtra shiu, herë pas here shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Rajoni dhe Europa
Kontinenti Europian do të jetë në ndikimin e vranësirave të shpeshta të cilat do të sjellin rrebeshe shiu në Lindje dhe në Juglindje të kontinentit, ku kryesisht do të jenë gjatë orëve të pasdites.
Po ashtu dhe zona e Alpeve të europës do të jetë me mot të paqëndrueshëm. Ndërsa pjesa tjetër e kontinentit do të jetë në ndikimin e kthjellimeve dhe kalimeve të vranësirave.
Diskutime rreth kësaj post