Sipas Meteoalb, të premten paraditja dominohet nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta deri në mesditë kur pritet kthjellim i vijës bregdetare.
Ndërsa pasditja shtrin kthjellimet edhe në ultësirën perëndimore por Veriu dhe zonat Lindore mbeten me vranësira të dendura duke rrezikuar reshje të pakta, të izoluara shiu e dëbore.
Edhe mbrëmja dhe nata, vijon në të njëjtat kushte të motit.
Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes, por një rënie të lehtë sjell mesdita, kryesisht në Veri dhe zonat Lindore.
Diskutime rreth kësaj post