Profeti i njohur francez Nostradamus besohet të ketë parashikuar disa nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë, si rritja e Napoleonit apo Hitlerit në pushtet apo edhe sulmet ndaj Kullave Binjake më 11 shtator.
E përditshmja britanike “Express.co.uk” ka shkruar parashikimet e Nostradamusit për vitin 2018-të, duke cilësuar se ekziston ideja e një Lufte të Tretë Botërore.
Parashikimet për vitin 2018:
1-Lufta e Tretë Botërore
Ka të dhëna për vitin 2018 që shpjegojnë fillimin e një lufte të tretë botërore. Nostradamus ka shkruar “lufta e madhe do të nisë në Francë dhe e gjithë Europa do të sulmohet, do të jetë e gjatë dhe tmerruese për këdo, dhe në fund do të ketë paqe por të paktë do të jenë ata që do e shijojnë. Lufta do nisë mes dy superfuqive dhe do të zgjasë 27 vite. Thuhet se Rusia, Kina dhe Korea e Veriut do të bashkohen përballë Shteteve të Bashkuara.
2-Shpërthimi i vullkanit të Vezuvit
Vullkani Italian do të shkundë tokën çdo 5 minuta, dhe të paktën 6000 njerëz do të humbin jetën sipas profecisë.
3-Tërmet i tmerrshëm
Nostradamusi ka parashikuar një katastrofë natyrore në Shtetet e Bashkuara. “Një tërmet i fuqishëm do të shqetësojnë pjesën perëndimore të Shteteve të Bashkuara”, ka shkruar ai.
4-Goditje asteroidesh
“Një moment i frikshëm do të ndodhë pasi një kometë do të shfaqet në qiell. Katastrofa natyrore do të shkatërrojnë planetin tonë,” shkruan Nostradamus.
5-Kolaps ekonomik
Nostradamusi ka shkruar se si pasojë e Luftës së Tretë Botërore dhe shumë fatkeqësive natyrore ekonomia do të goditet ndjeshëm.
6-Njerëzit do të jetojnë deri në 200 vjeç
Me kaq shumë zymtësi në parashikimet e Nostradamusit, diçka e tillë duket vështirë të ndodhë, megjithatë ai ka shkruar se me zhvillimin e medikamenteve, njerëzit mund të arrijnë deri në 200 vjeç.
Diskutime rreth kësaj post