PARALAJMËRON SHKENCA : Na pret një “stuhi e egër”
Priten temperatura më të ngrohta për 50° në Polin e Veriut. Një “stuhi e egër”” pritet të përmbysë Islandën këtë të mërkurë, me një sipërfaqe prej disa qindra kilometrave. Shkaqet e këtyre ndryshimeve klimatike janë ende të panjohura, transmeton lajme.al përmes NOAA (Instituti Amerikan i Meteorologjisë).
Kushtet klimatike aktuale do të provokojnë vërshime të mëdha në shumë vende : Angli, SHBA dhe Amerikë të Jugut. Poli i Veriut do të njohë një situatë klimatike të jashtëzakonshme ditët në vijim, me temperatura që do të tejkalojnë 50 gradë në krahasim me temperaturat e një stine normale.
Në këtë periudhë dimri, mërkuri zakonisht zbret në 30 deri 40 gradë në Polin e Veriut.
Por, për shkak të një stuhie që është rrugës për Islandë, temperaturat janë rritur për 2 deri më 4 gradë. Në qoftëse kjo stuhi rritet sipas parashikimeve, mund të shkojë në temperatura më të ngrohta, deri më 50° më shumë se zakonisht, paralajmëron shkenca nga Instituti Amerikan i Meteorologjisë (NOAA – National Oceanic and Atmospheric Administration). (materiali në gjuhën angleze).
Në qoftëse ky skenar konfirmohet, do të bëhet më ngrohtë në Polin e Veriut… se sa në jug të Kalifornisë.
Kjo “stuhi e egër” që do të prekte Islandën këtë të mërkurë ka një sipërfaqe prej disa qindra kilometrave. Presioni atmosferik mund të degradojë deri më 920 milibar.
Çfarë po ndodhë ?
Shkencëtarët nuk kanë arritur ende që të japin me saktësi konkluzione rreth shkaqeve të këtyre ndryshimeve të jashtëzakonshme klimatike.
Diskutime rreth kësaj post