Ish-kryeministri Sali Berisha është ndalur në Mat këtë të martë në vijim të ‘Foltores’ me demokratët dhe mbështetësit e tij.
Berisha shprehu mirënjohjen për mbështetjen e jashtëzakonshme i kanë dhënë demokratët i kanë dhënë përpjekjes për një Parti Demokratike më të hapur, më demokratike dhe më të fortë se kurrë.
“Më 11 dhjetor do të rithemelojmë PD dhe pluralizmin politik shqiptar”, tha Berisha, duke shtuar se 11 dhjetori vjen në Shqipëri, si data e kurorëzimit të mrekullisë së dytë më të madhe shqiptare, që nga 1990, rithemelimin e PD-së.
Berisha tha se ata që menduan se erdhi fundi i pluralizmit në Shqipëri, ata që menduan se narkoshteti do të jetë e sotmja dhe e ardhmja, ata që menduan se po i shkatërrojnë shqiptarëve forcën e idealeve dhe lirisë, gabuan rëndë.
“Edi Rama merr më 11 dhjetor goditjen më të fortë që ka marrë në këto vite. Rama dhe pengu i tij Lulzim Basha, është futur në lojën më të rrezikshme në 30 vitet e fundit, do të arkivohet në arkivën e turpit të këtij vendi”, tha Berisha.
Diskutime rreth kësaj post