Nga Tirana, në Foltoren me gratë demokrate, ish-kryeministri Berisha u shpreh se ato e kanë mbështetur nismën e tij qysh në fillimin e saj.
Ai paralajmëron se “Foltorja” është revolucioni më i madh në historinë e vendin dhe shumë shpejt po rritet sa për tu përballur për të rrëzuar Ramën.
“Ju ishit ato që mbështetët lëvizjen për një PD më të bashkuar dhe më të hapur, mbështetën Foltoren qysh në ditën e parë të ideimit të saj. Unë ju garantoj se kjo mbështetje se ato orë të fillimit ka qenë një inkurajim i madh dhe një garanci për një udhëtim të suksesshëm dhe për një revolucion të suksesshëm. Sot vijmë në këtë ditë, si lëvizja dhe revolucioni më i fuqishëm që ka njohur Shqipëria në tërë historinë e saj.
Zonja dhe zonjusha, dy muaj më parë ne të gjithë ishim në një greminë të vërtetë. Pasi humbëm në mënyrë të pamerituar zgjedhjet dhe njeriu premtoi se tani beteja fillon, kreu një akt epik pabesie dhe një akt të pashembulltë në demokracinë 30-vjeçare shqiptare. Ai i dha një shtytje rrokullisjes sonë politike”, u shpreh Berisha.
Diskutime rreth kësaj post