Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi ka kritikuar kryedemokratin Lulzim Basha për vendimet që ai ka marrë për partinë. Në emisionin Opinion, Bylykbashi tha se Basha e ka çuar PD në humbje të vazhdueshme dhe se në PD vijon të krijojë modelin e autokracisë.
Sipas deputetit, Basha merr vendime pa u konsultuar me demokratët apo deputetët dhe se PD është në krizë për demokraci brenda saj.
Bylykbashi tha se siç u shkarkuar Flamur Noka, e njëjta gjë mund të ndodh dhe për vet atë dhe me të tjerët që e kritikojnë Bashën.
“Kemi krizë reale që është kriza e demokracisë në parti. Modeli që ka krijuar Lulzim Basha në këto vite është që ai humbet në mënyrë të vazhdueshme dhe prodhon model gjithmonë dhe më autokratik brenda partisë. Në vitin 2013 në grupin parlamentar bëhej debat dhe i respektueshëm. Pas asaj që ndodhi në vitin 2017 debati u hesht. Priste grupi parlamentar që Basha të merrte vendimin me aleatët që ti dëgjonte të mbante shënim dhe mos fliste. Mënyra se si i mori ato vendime për listën e 2017 prodhoi atë. Megjithatë i dhamë Bashës përsëri. Mori vendime katastrofike, djegie mandateve, mos hyrje në zgjedhje , prishje të zgjedhjeve dhe ja ku jemi sot. Ne kemi një Bashë që merr vendime pa pyetur askënd dhe përplasja me Berishën nxori jashtë të gjithë modelin e Bashës. Siç iku Flamur Noka do iki unë, apo një tjetër, vetëm ai nuk ndryshon”, tha Bylykbashi.
Diskutime rreth kësaj post