Kreu i PD-së Sali Berisha në një takim me banorë të njësisë 5 në Tiranë, ka hedhur në drejtim të Alastair King-Smith, ambasadorit të Mbretërisë së Bashkuar, vendi i dytë pas SHBA, që e ka shpallur “non grata”.
Berisha e ka cilësuar të kor ruptuar dhe pa integritet.
“Del një ambasador i korr uptuar, pa integritet, pa moral dhe dinjitet njerëzor dhe thotë se ke bashkëpunuar me k rim in e organizuar. Me cilin? Me një mbështetës të PD që s’e kam takuar dhe as kam komunikuar kurrë. A bën ky një mbrojtje të kr imit të organizuar, e bën nga ko rr upsioni. Cila është mënyra e kor rup timit? I kam thënë, politike, monetare ose me shtrat. Sepse si mund të ndodhë të aku zosh një njeri që edhe në opozitë ka den oncuar ban dat për mbrojtjen e interesit të publik”, tha ish-kryeministri.
Lideri i demokratëve gjithashtu deklaroi se emisarë të Ramës shëtisin me çanta me para në zyra e parlamente dhe shtoi se shumë shpejt do t’ua nxjerrë dhe emrat.
“Ka emisarë të Ramës që shëtisin nëpër parlamente dhe zyra me çanta me para. Ata kanë emër dhe mbiemër dhe unë do t’jua nxjerr”, tha Berisha.
Diskutime rreth kësaj post