Analisti Arjan Curri komentoi skandalin e publikimit të dhënave dhe rrogave të qindra-mijërave qytetarëve shqiptarë. Ai deklaroi mbrëmjen e sotme se përveç rrogës, numrave të telefonit dhe targave të makinës, ku këto të fundit qarkulluan sot në rrjet, tha se do të ketë edhe publikime të tjera.
Curri u shpreh në “Zonë e lirë” se do të publikohen llogaritë bankare, çështjet penale dhe në fund mund të dalin kartelat mjekësore të qytetarëve shqiptarë.
“Do të dalin llogaritë bankare dhe çështjet penale dhe mund të dalin kartelat mjekësore”, tha Arjan Curri.
Diskutime rreth kësaj post