Drejtuesi i PS për Njësinë 2 në Tiranë, Arben Pëllumbi deklaroi me bindje se pas mesnate, Partia Socialiste do të shpallet fituese.
Pëllumbi tha se PS do të thellojë diferencën me partitë opozitare sepse kutitë që do të hapen tani, konsiderohen të majta.
“Ne kemi kaluar kutitë ku mendohet që janë bastione të PD dhe jemi duke filluar numërimin e kutive ku mendojmë se PS historikisht ka qenë në avantazh. Edhe në këtë moment mendojmë se kemi një avantazh të madh ndaj PD. Sonte pas mesnatës shpresojmë të mbyllim procesin me një fitore të dukshme të PS, si në 2017. Kemi 10.014 vota, kemi një diferencë me 10% me PD. Jemi në një rritje në Qarkun e Tiranës dhe besoj se do ta ruajmë këtë trend, ndoshta do ta thellojmë më shumë. LSI ka një rënie”, tha ai për Vizion Plus.
Diskutime rreth kësaj post