Gjatë paradites së sotme studentët e Fakultetit të Politeknikut dhe ata të Mjekësisë kanë protestuar para Ministrisë së Arsimit kundër rritjes së tarifave të studimit dhe përmirësimit të kushteve në konvikte.
Por edhe studentët e universitetit “Aleksander Xhuvani” kanë bojkotuar ditën e sotme orët e mësimit, duke shprehur kështu kundërshtimin për tarifën e krediteve prej 650 lekë të vjetra vendosur nga Ministria e Arsimit.
Ata kanë paralajmëruar se protestat do të vijojnë deri në tërheqjen e këtij vendimi. Mësohet se studentët janë duke mbledhur firma dhe se nuk do të ndalen deri sa 50 mijë firma për të shkruar peticionin.
Diskutime rreth kësaj post