Masa jo të qëndrueshme ajrore me rrebeshe shiu sonte gjatë natës dhe nesër pritet të shpërndahen në Shqipëri ku pritet destabilizim i motit. Përpos intervaleve kohore me diell nesër në Shqipëri priten edhe rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Rrebeshe priten edhe në bregdet.
Rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë nesër priten edhe në Kosoven lindore dhe shumë pjesë të Maqedonisë së Veriut.
Edhe fillimi i javës së re do të na përcjellë me mot mjaft të paqënrueshëm. Priten rrebeshe të shpeshta shiu me vetëtima dhe bubullimë. Vende-vende dhe herë pas here priten shtrëngata të izoluara kalimtare me rrebeshe intensive dhe breshër. Të gjitha këto shfaqje natyrore janë plotësisht normale për këtë periudhë kohore kur kemi kontaktin mes ajrit te freskët ciklonik mjaft jo-stabil dhe nxehtësisë verore, por kujdesi kurr nuk është i tepërt.
Stabilizim i mundshëm i motit pritet nga e mërkura, por nuk priten rritje të mëdha të temperaturave./Meteoballkan
Diskutime rreth kësaj post