Ish-shefi i Shërbimit Informativ Kombëtar (SHIK), Fatos Klosi paralajmëron se pas shpalljes ‘nom-grata’ të Sali Berishës e lanë radhën politikanë të tjerë shqiptarë.
I ftuar në emisionin ‘Breaking’, Klosi u shpreh i rezervuar ndaj dhënies së emrave, duke deklaruar se shumë emra të tjerë do të dalin në listën e DASH.
Por Klosi nuk ka ngurruar që të flasë edhe me kode në lidhje me zyrtarët apo ish-zyrtarët që pritet të jenë në listën e zezë të SHBA-ve.
“Ka shumë zyrtarë, që kanë pasur poste të larta në Shqipëri që mund të përfshihen në vendimet e DASH. Ju e mbani mend që ai doli nga Gjykata e Lartë duke ngritur dorën lart, 5 me 0”, – tha Klosi.
Me këtë ish-shefi i SHIK ka kujtuar rastin e Ilir Metës, të cilit iu rrëzuan akuzat nga Gjykata e Lartë, në lidhje me videon e nxjerrë nga ish-ministri Dritan Prifti.
Diskutime rreth kësaj post