Kryeministri Edi Rama tha nga Viena se nuk është surprizuar nga deklarata liderit suprem të Iranit, Ali Khamenei, i cili e quajti Shqipërinë “një vend të vogël dhe të keq”, për shkak të strehimit të mbi 3000 anëtarëve të opozitës iraniane (MEK).
“Nuk jam fare i surprizuar nga deklarata në fjalë. Shqipëria ka bërë atë që duhet në respekt të traditës së saj, në respekt të faktit që jemi aleatë strategjikë të SHBA dhe nuk jemi kontributor në këtë aleancë të madhe me raketa apo bomba, por jemi kontributorë në ofrimin përmes një operacioni humanitar, të strehës për një grup njerëzish të kërcënuar me vdekje nga një regjim diktatorial”, tha Rama për Tch.
Diskutime rreth kësaj post