Pas shumë polemikave që pati për fituesen e Festivalit të RTSH-së, por edhe për organizimin, duke përmendur edhe problemet teknike që patën disa prej këngëtarëve, moderatorja Alketa Vejsiu paralajmëroi ditën e djeshme se do të publikojë prapaskenat e këtij festivali.
“Së shpejti në Kanalin Tim në YouTube Alketa Vejsiu Official #DocuFest gjithçka ka ndodhur në paskuintat e këtij Festivali!”, shkruante ajo dje.
Më pas moderatorja ka bërë një tjetër status të cilin nuk e dimë nëse e ka me ndonjë person në veçanti.
Ajo ka publikuar një shprehje të Piero Angela-s, ku thuhet: “Lënda e parë më e rëndësishme është truri”.
Vetë moderatorja doli e pakënaqur nga rezultati i festivalit dhe votimi i jurisë, pasi një ditë pas finales shprehu publikisht se do të dëshironte ta fitonte Elvana Gjata.
Drejtori i Përgjithshëm i Festivalit, Thoma Gëllçi tha dje se vendimi i jurisë është i pavarur dhe i padiskutueshëm.
“Siç është në traditën e RTSH-së, së shpejti do të zhvillohet analiza e festivalit që do të jetë e hapur për shtypin dhe publikun. Debatet janë të natyrshme ndërsa vendimi i jurisë është i pavarur dhe padiskutueshëm”, është shprehur ai duke mbyllur do debat për rishikimin e votimit.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post