Ministrja e Shtetit, Elisa Spiropali ka hedhur akuza ndaj Sali Berishës, lidhur me paralajmërimin e tij se mund të organizohet një protestë kombëtare më 6 dhjetor, ditë kjo kur në Tiranë mbahet samiti BE-Ballkani Perëndimor.
Spiropali tha se Berisha nuk ka gojë të flasë, ndërsa theksoi SPAK duhet të reagojë sa herë që ai bën thirrje për dhunë dhe për destabilitet.
“Shqipëria ka bërë progres të padiskutueshëm. Ju këtë nuk e pranoni. Keni ngritur një opozitë të tërë mbi baltosjen, sulmet nuk i keni sporadike por të organizuara. I keni për të ardhur në pushtet me çdo kusht. Haxhi Qameti sot është penduar me dorëzimin e mandateve. U munduat me braktisjen e zgjedhjeve. Por nuk ia arritët se BE dhe SHBA e ka kuptuar atë që doni ju.” tha Spiropali.
“Ju nuk keni gojë të flisni për Shqipërinë. Më 6 dhjetor zhvillohet konferenca me BE dhe ky që sapo foli, që e ka damkën nga SHBA e Britania, ky thotë do bëj protestë të na shohë komuniteti i BE se kush jemi? Sali Berisha duhet dënuar me injorim të plotë. Sa herë bën thirrje për dhunë duhet ta thërras prokuroria. Nuk turpërohet pak SPAK kur ky e thërret SKAP? Nuk tregohet dot me dinjitet për të vërtetuar ato që thotë SHBA?”, shtoi Spiropali.
Diskutime rreth kësaj post