Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka prezantuar stafin e reanimacionit të Pediatrisë në QSUT. “Bëjnë çdo ditë një punë të jashtëzakonshme, me kujdes maksimal për të vegjlit që kanë nevojë për terapi intensive”, shkruan Manastirliu teksa bën thirrjen për respektimin e masave.
Statusi i Manastirliut:
“Stafi i palodhur i reanimacionit të #Pediatrisë në QSUT bën çdo ditë një punë të jashtëzakonshme, me kujdes maksimal për të vegjlit që kanë nevojë për terapi intensive.
Infermieret e këtij pavioni delikat kanë një mesazh për të gjithë qytetarët: Të respektojmë masat, të dalim fitimtarë së bashku edhe nga kjo betejë!
#BashkëKundërCOVID19″ – shkruan Manastirliu.
Diskutime rreth kësaj post