Kryeministri Edi Rama, ka shpërndarë në rrjetet sociale një raport të Organizatës Botërore të Turizmit, pra ky raport e rendit Shqipërinë të parën në Europë, për 3 muajt e parë të këtij viti për rritjen e numrit të turistëve, ndërkohë në botë, vendi ynë renditet në vendin e tretë pas Katarit dhe Arabisë Saudite.
Rama thotë se këto të dhëna paralajmërojnë për një sezon fantastik veror.
“Rritja e pandalshme e turistëve që po e zgjedhin Shqipërinë jo veç për sezonin veror buzë detit, por tanimë përgjatë gjithë vitit, nga Tirana e gjithandej prej veriut në jug, konfirmohet me një të dhënë spektakolare të Organizatës Botërore të Turizmit, e cila për tre muajt e parë të këtij viti e rendit Shqipërinë të tretën në botë dhe në vend të parë në Europë sa i takon rritjes turistike krahasuar me periudhën përpara pandemisë, duke paralajmëruar kështu edhe një sezon fantastik veror”, ka shkruar ai krahas raportit.
Diskutime rreth kësaj post