Deputeti i opozitës Myslim Murrizi paralajmëron se në shtator dhe në tetor, pritet të tensionohet situata në vendin tonë, madje ai ka paralajmëruar një kthim 20 vjet pas.
“Me atë që shoh unë, shtatori, tetori, kemi edhe janarin para se të vijnë zgjedhjet, mund të jetë edhe si ’97 . Mund të jetë si ’97, do të jemi këtu, unë nuk uroj por, 15 palaqo politikë, 15 hajdutët e parave publike prej 20 vjetësh, unë nuk besoj se në vitin 2020, 30 vjet pasi është shembur komunizmi t’i vënë shqelmin në fyt 5 milionë shqiptarëve.
Nuk ka hipokrizi më të madhe se një reformë që nuk e realizon për 3 vjet, do ta bëjmë për 3 ditë, është krijuar komisioni i reformës zgjedhore në 2017 për 3 vjet, tani thonë do e bëjmë deri më 31 maj”, shprehet Murrizi.
Diskutime rreth kësaj post