Në fjalimin më të fundit të tij, Presidenti ukrainas Volodomyr Zelensky, iu referua edhe një herë bllokimit nga Rusia të porteve të Detit të Zi të Ukrainës, diçka që ekspertët thonë se mund të shkaktojë një krizë globale ushqimore.
Kjo për shkak se, para pushtimit, Ukraina eksportonte një sasi të madhe të produkteve bujqësore në mbarë botën.
Zelensky përsëriti akuzën e tij se bllokada ishte pjesë e një strategjie të qëllimshme nga Moska, për të shkaktuar kaos.
Ai tha se zyrtarët rusë po “shantazhojnë hapur botën se do të ketë zi buke në dhjetëra shtete”.
Duke iu drejtuar në mënyrë të drejtpërdrejtë udhëheqësve të shteteve perëndimore, Zelensky pyeti:
“Në çfarë destabiliteti politik dhe flukse migracioni do të çojë kjo? Sa do të duhet të shpenzoni atëherë për të kapërcyer pasojat”?– shprehet ai.
Diskutime rreth kësaj post