Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike në Tiranë, Jorida Tabaku ka reaguar në lidhje me paralajmërimet kryeministrit Edi Rama për kryebashkiakët.
Në një postim në rrjetet sociale, Tabaku tha se koncensionet dhe tenderat pa garë kanë qenë filozofi e kryeministrit në këto 8 vite qeverisje. Sipas demokrates; “Nuk ka njeri që beson se masakren me prokurimet publike e kuptoi sot!”.
Reagimi i Tabakut:
“Filozofia dhe logjika si ka funksionuar Rama në 8 vite ka qenë kjo e mëposhtmja. PPP, ligje të shkruara për klientët dhe miqtë e tij, tendera pa garë, shpenzime luksi, oferta të pakërkuara. Shkurt dhe shqip qoka për këdo në enturazhin e tij. Nuk ka njeri që beson se masakren me prokurimet publike e kuptoi sot!
Ditën e sotme kryeministri Edi Rama mblodhi krerët e bashkive pas arrestimit të kryebashkiakut të Lushnjes Fatos Tushe i akuzuar për korrupsion. Ai u bëri thirrje kryebashkiakëve të tjerë se kushdo që do të jetë i përfshirë në të tilla akte, do i dërgojë menjëherë në SPAK për hetime. Kreu i qeverisë tha se do të përjashtojë nga Partia Socialiste kryebashkiakun Tushe dhe se partia nuk do të shërbejë si mburojë për askënd.“-shkruan Tabaku.
Diskutime rreth kësaj post