Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi tha se atatqë ushtruan dhunë në Astir do të dalin para drejtësisë. Sipas Kryemadhit dhuna dhe terrori i ushtruar nga Edi Rama dhe falangat e tij të krimit, që kanë kapur Policinë e Shtetit dhe të gjitha instrumentet shtetërorë.
“Jam në mbështetje të plotë të banorëve të Unazës së Re. Dhuna dhe terrori i ushtruar nga Edi Rama dhe falangat e tij të krimit, që kanë kapur Policinë e Shtetit dhe të gjitha instrumentet shtetërorë, nuk është tjetër gjë përpos se instalimi përfundimtar i narko-shtetit dhe krimit të organizuar nën emrin e qeverisë shqiptare.
Gazi lotsjellës, dhuna që përdori policia shqiptare ndaj grave dhe fëmijëve në orët e para të mëngjesit ndaj banorëve të Unazës së Re, jo vetëm që është kriminale por një ditë do të paguhet mirë do të dalin përpara drejtësisë të gjithë ata që kanë kryer krime ndaj njerëzimit”, tha Kryemadhi.
Diskutime rreth kësaj post