Ish-deputetja demokrate, Rudina Hajdari u shpreh mbrëmjen e djeshme se në politikën shqiptare është e pamundur që të rinjtë të çajnë dhe kjo bën që figurat kryesore të riciklohen.
Si shembullin më të mirë për këtë, ajo mori rikthimin e paralajmëruar të Ilir Metës në politikë, i cili nga 24 korriku nuk do të jetë më President i Republikës.
“Pritet një gjë e tillë dhe mënyra se si ndodh, është fatkeqësi për politikën shqiptare, që gruaja pret burrin”, tha Hajdari.
“Por pavarësisht kësaj, për shkak të lidershipit të dobët të Bashës, shqiptarët e shohin bashkëpunimin PD-LSI, ose Berisha-Meta, si të vetmin që mund të korrë një fitore. Dakord që riciklimi është fatkeqësi e madhe, por pse vazhdojnë shqiptarët të votojnë të njëjtët njerëz? Ka njerëz brenda PD, LSI dhe PS që spikatin, tentojnë të ngjisin shkallët, por është gati e pamundur”, u shpreh më tej Hajdari.
Diskutime rreth kësaj post