Ish-deputeti i dalë nga listat e Partisë Demokratike në zgjedhjet e fundit të 2017-së, Dashamir Shehi deklaroi për Abc News se aksioni i nisur nga opozita është vetëm fillimi.
Sipas tij situata do të jetë edhe më e rëndë sepse demonstratat do bëhen më të mëdha dhe do rrethohen edhe institucione të tjera.
‘Ky është një sezon i deklaruar protestash.
Nuk ka asnjë gjë të re që të çuditesh. Demonstratë do jetë deri kur të mbarojë.
Ky është vetëm fillimi. Do vazhdojë të bëhet gjithnjë, më e rëndë situata. Demonstrata do i bëjmë më të mëdha, do rrethojmë institucione të tjera.
Nuk ka ç’të çuditesh tani. Ai që çuditet bën pjesë në rolin e budallait. Do vazhdojmë të bëjmë këtë punë derisa ai zotëria të jetë atje’, tha Shehi.
Sa i përket deklaratës së Lulzim Bashës se opozita nuk njeh më as policinë, Dashamir Shehi e shpjegoi duke paralajmëruar se, nëse policia nuk e kupton dhe shkel vijën e kuqe bën një gabim të madh dhe policët fillojnë rrezikojnë veten.
S’është më policia Enver Hoxhës, është polici demokratike.
‘Nëse policia do e përdorë shkopin më shumë se duhet do i përgjigjemi policisë si në të gjithë botën. Këta kanë punë të mbajnë rendin.
Për policinë jemi dy palët njësoj, si ata brenda parlamentit, si ne jashtë.
Nëse policia nuk e kupton dhe shkel vijën e kuqe bën një gabim të madh dhe policët fillojnë rrezikojnë veten. S’është më policia Enver Hoxhës, është polici demokratike’, deklaroi ndër të tjera Shehi.
Diskutime rreth kësaj post